Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për Mauro Icardin para sfidës me Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës dhe beson se dialogu është rruga e drejtë.
Kapiteni tashmë në ‘grevë’ i Interit, Mauro Icardi, nuk luan prej një muaji.
“Është një atmosferë e mrekullueshme dhe do të doja të luaja ende në ndeshje si kjo”.
“Do të jetë shumë e vështirë, pasi Eintracht bën presion mirë, ata kanë shumë ritëm dhe janë shumë të fortë në shtëpi”.
“Është shumë e rëndësishme të fitosh në Evropë, pasi ju jep vetëbesim që të rriteni si grup dhe të kuptoni se projekti është në rrugën e duhur”.
Zanetti u pyet për takimin mes drejtorit të përgjithshëm Beppe Marotta, sulmuesit Icardi dhe agjentit të tij Wanda Nara.
“Unë besoj se dialogu është gjithmonë rruga e drejtë”.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme, por nëse ka lëvizje, kjo është e mirëpritur dhe ne do të shohim se çfarë po ndodh”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/