Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti pret ‘një grup shumë të ekuilibruar’ në Ligën e Kampionëve me Real Madrid, Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach.
Të enjten mbrëma u hodh shorti për grupet e Ligës së Kampionëve, ku Grupi B u cilësua i vdekjes, ku Mbretërit dhe Nerazzurrët janë pjesë e tij.
Megjithatë, Zanetti e sheh si grup shumë të balancuar.
“Është një grup shumë i ekuilibruar”, ka thënë fillimisht Zanetti për Sky Sport Italia.
“Ne duhet të përballemi me çdo lojë të vetëdijshëm për vështirësitë dhe gjithashtu me besimin në aftësitë tona dhe ambicien për të bërë gjëra të mëdha”.
📋 | DRAW
Our @ChampionsLeague group for the 2⃣0⃣2⃣0⃣/2⃣1⃣ season!@realmadriden@FCShakhtar_eng
Inter@borussia_enThoughts, #InterFans? 🤔👇 pic.twitter.com/sn3uVIJiZ8
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 1, 2020
“Nuk ka të bëjë vetëm me Real Madridin, pasi dy skuadrat e tjera janë gjithashtu më shumë se të afta të garojnë në këtë nivel. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi shumë të përqendruar në çdo lojë të vetme”.
“Liga e Kampionëve është një turne i vështirë sepse shumë varet nga forma e ekipit tuaj në momente të ndryshme të garës. Shpresojmë t’i arrijmë ato momente në formë të mirë”, përfundoi nënkryetari i Interit. /Telegrafi/