Lojtarët e Interit duhet të marrin përgjegjësi dhe të japin më shumë – ka thënë legjenda e klubit, Javier Zanetti.
Nerazzurrët pësuan humbje prej 2-0 nga Juventusi në Derby d’Italia dhe për shtyp foli zëvendëspresidenti, pasi trajneri Roberto Mancini refuzoi të flasë.
“Ai (Mancini) ishte i sëmurë që para ndeshjes dhe tash e ka humbur zërin. Ishte një humbje e vështirë për t’u gëlltitur, fatkeqësisht ishte si pasojë e fuqisë së kundërshtarit dhe për fajin tonë”.
“Megjithatë, ka ardhur koha që skuadra të marrë përgjegjësi dhe të japë diçka më shumë”.
“Prej tash e deri në fund të sezonit ata duhet të japin maksimumin”, është shprehur Zanetti për Mediaset Premium. /Telegrafi/