Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, beson ende në Scudetto.
Bianconerët e kanë fituar titullin në pesë vitet e fundit, ndërsa këtë vit klubet e tjera kërkojnë t’ia rrëmbejnë Juves këtë kënaqësi.
“Është një kampionat garues dhe i bukur dhe shpresoj që të vazhdoj kështu”.
“Besoj që Juve ende është favorit, por ka edhe ekip tjera që ëndërrojnë Scudetto dhe gara është e hapur”.
“Potenciali ekziston dhe po shoh shumë skuadra të mira dhe besoj gara do të jetë e hapur edhe do t’i bëjë fansat të lumtur”, ka thënë Zanetti.
Interi është nëntë pikë pas Juves që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/