Site icon Telegrafi

Zakharieva: Është interes kombëtar i Bullgarisë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO

Zv. kryeministrja bullgare, Ekaterina Zakharieva ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është interes kombëtar i Bullgarisë.

Sipas saj, në interes të Bullgarisë është edhe fillimi i bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia BTA raporton se Zakharieva ka theksuar se Marrveshja e fqinjësisë së mirë nuk paraqet përmbyllje të të gjitha çështjeve, por fillim të një procesi të gjatë që duhet të merr fund pozitivisht për të dy palët.

Ajo konsideron se çështjet ndërmjet dy vendeve duhet të mbyllen para anëtarësimit të Maqedonisë në BE./Telegrafi/

Exit mobile version