Site icon Telegrafi

Zakharieva: Bullgarët janë pjesë e realitetit në RMV, kjo duhet të pranohet

“Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat e nevojshme për t’i përmbushur kushtet nëse dëshiron të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”.

Këtë e deklaroi ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, e cila është edhe kryetare e Komisionit për politikë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë.

Siç raporton BGNES, komenti i saj vjen në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen në Maqedoninë e Veriut për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ajo iu bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni që të mos frikësohen nga ndryshimet.

“Ndryshimi i Kushtetutës së RMV-së nuk është punë e madhe. Bullgarët janë pjesë e realitetit të RMV-së dhe kjo duhet të pranohet”, tha Zakharieva.

Ajo gjithashtu tha se është në të mirë të të dy vendeve që të hapin faqe të re të marrëdhënieve midis tyre./Telegrafi/

Exit mobile version