Këngëtarja Zaimina Vasjari padyshim ka qenë një ndër personazhet më të përfolur muajt e fundit, edhe pa iu rikthyer ende muzikës.
Ajo ka bërë të ditur se ka gati këngën e re të punuar në studion e Bleros, gjersa pret ta publikojë shumë shpejt.
Ndonëse fillet e karrierës i pati në bashkëpunim me këngëtarin e lartpërmendur, ajo zgjodhi që sërish të marrë rrugën nga Tirana për në Kosovë, për të realizuar projektete e reja.
Këto vizita të shpeshta mesa duket i kanë krijuar këngëtares një raport shumë të veçantë me Kosovën.
Sipas burimeve të Tekegrafit, bëhet e ditur se kohëve të fundit këngëtarja ka ndërruar edhe vendbanim, duke u zhvendosur në Prishtinë.
Nuk dihet nëse kjo gjë është bërë vetëm për një preiudhë të shkurtë kohore, mirëpo një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe këngëtari Blero në një intervistë për “TV Dukagjinin” ditë më parë. /Telegrafi/