Kanë kaluar më shumë se tre javë që kur virusi COVID-19 është përhapur dhe në këtë mënyrë janë kufizuar të gjitha gjërat që të evitohet sa më shpejt kjo pandemi.
Kjo ka bërë që njerëzit të jenë sa më pranë familjeve të tyre në shtëpi, siç ka ndodhur tashmë edhe me të famshmit shqiptarë, marrë parasysh aktivitetet e tyre të shumta.
Së fundmi, këngëtarja Zaimina Vasjari ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj, Instagram derisa shfaqet pranë vajzës Khloe.
Duket se artistja shqiptare po e shijon në masë të madhe këtë kohë me të bijën dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin Klodian Asllani.
“Kur në shtëpi ka dashuri asgjë nuk është e mërzitshme, jeta në karantinë”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Vasjari ka kohë që është shkëputur tërësisht nga muzika për t’u fokusuar në biznesin e saj.
Megjithatë, imazhet dhe videot që publikon në rrjetet sociale e bëjnë të jetë më afër publikut dhe fansave. /Telegrafi/