Ajo njihet si një ndër këngëtaret më seksi në trojet shqiptare, megjithëse është kontestuar bukuria saj.
Zaimina Vasjari ka realizuar një tjetër set fotografik mjaft të nxehtë.
Edhe pse temperaturat janë të ftohta e madje po bie shi, bukuroshja ka zgjedhur ambientin e jashtëm me një veshje shumë verore.
Komentet e para mbi këtë sesion janë pozitive nga ndjekësit e saj të cilët kanë komplimentuar atë.
Të gjithë këtë pozitivitet Zaimina po e përçon edhe prej dashurisë që ajo po pranon pasi që kujtojmë që para një muaji u fejua.
Mirëpo, personazhi mbetet për momentin enigmatik. /Telegrafi/