Telegrafi

Zaimina Vasjari po bëhet nënë për herë të dytë

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, po bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të hedhur me fansat në Instagram, aty ku numëron plot 593 mijë njerëz.

Bukuroshja ka realizuar një fotosesion të ri me anë të të cilit ka zgjedhur edhe të tregojë për pritjen e ëmbël.

“E bekuar sërish me një engjëll”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Ndërkohë reagimet në pjesën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet dhe me përplot urime e fjalë të bukura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zaimina Vasjari

Ajo dhe partneri i saj, Klodian Asllani, rreth tri vite më parë u bënë prindër të një vajze të quajtur, Khloe.

Zeshkania deri më tani nuk ka zbuluar për ndjekësit nëse po pret një djalë apo një vajzë.

Kujtojmë që Zaimina prej disa kohësh i është përkushtuar bizneseve dhe familjes së saj, por sërish vazhdon të ketë vëmendjen e të gjithë publikut. /Telegrafi/