Zaimina Vasjarin ka kohë që nuk e kemi parë të sjell ndonjë këngë të re muzikore.
Këngëtarja shqiptare kohët e fundit është bërë nënë dhe duket e gjithë kohën ia kishte kushtuar të sapoardhurit në jetë.
Në fakt, ajo është bërë nënë e një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore me afaristin Klodin, të cilën e ka partner ka disa vjet.
Meqenëse deri më tani nuk e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre, një martesë së sajuar i ka organizuar moderatori Ermal Mamaqi.
Ky i fundit në emisionin “Xing” kishte ftuar edhe aktorin e njohur shqiptar Sejfulla Myftari, të cilin e njohin më mirë si Ceka i Beratit.
Zaimina duket shumë bukur në vellon e martesës ndërsa aktori ishte maskuar përmes flokëve artificial.
Ndryshe, këngëtarja pritet që t’i kthehet botës së muzikës sapo të rritet vajza, emri i së cilës është Khloe. /Telegrafi/