Artistja shqiptare, Zaimina Vasjari, vazhdon të jetë një nga të preferuarat e publikut pavarësisht mungesës në muzikë.
Këngëtarja, e cila ndiqet nga mbi 500 mijë njerëz në Instagram, ka ndarë disa imazhe atraktive nga pushimet.
Ajo mori vëmendje të madhe në një nga paraqitjet e fundit e veshur në një fustan dypjesësh ngjyrë të gjelbër.
Nëna e një vajze dukjen e ka kompletuar me disa aksesorë ari, e një grim më të lehtë që e bëjnë të shfaqet edhe më në formë.
Përkundër viteve, Zaimina duket se po përkujdeset në masë të madhe për linjat e bujshme trupore.
Duke qenë një sipërmarrëse e suksesshme tash e disa vite, Vasjari gëzon po ashtu një jetë tejet luksoze.
Sa i përket projekteve të reja, Zaimina viteve të fundit ka qenë më e tërhequr duke theksuar se muzikën e ka vetëm pasion. /Telegrafi/