Telegrafi

Zaimina ‘pickon’ Bleron: Çka nëse nuk shihemi më unë dhe ti? (Video)

Këngëtarja Zaimina Vasjari së fundmi është bërë shumë aktive në media dhe rrjete sociale.

Ajo ka qenë e përfolur javëve të fundit për ndarjen nga ish-i dashuri i saj, gjersa nuk kanë mbetur pa u komentuar as pushimet e saj luksoze në Dubai.

Lexo po ashtu Zaimina Vasjari publikon video me bikini, shfaqet super seksi (Video, +16)

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video, ku shfaqet duke kënduar, gjersa në mbishkrimin e videos ka ‘pickuar’ paksa këngëtarin e njohur Blero, njëherit bashkëpunëtorin e suksesshëm të saj në fillimet e karrierës.

Zaimina ka shkruar “Çka nëse s’do shihemi më unë dhe ti”, që fakt janë vargjet e këngës “Rren” nga Aida Doçi, këngë të cilën ia ka punuar Blero.

Mbase këngëtarja është rrëmbyer paksa nga ritimi i këngës, por duhet bërë kujdes, pasi Blero tashmë nuk është single. /Telegrafi/