Site icon Telegrafi

Zaimina pas alkoolit, fillon dashuria për pokerin! Çfarë po ndodh me këngëtaren pas ndarjes? (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e përfolur muajt e fundit në media, gjersa bujë të madhe po bën edhe rikthimi i saj në muzikë pas një pauze mjaft të gjatë.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku ka shpalosur detaje për këngën e re, gjersa nuk ka hezituar të publikojë edhe një pjesë të tekstit të këngës, i cili duket të jetë mjaft melankolik.

Lexo po ashtu Zaimina Vasjari si Rihanna "Work work work" (Foto)

Megjithatë, Zaimina shpesh herë shfrytëzon rrjetet sociale për të promovuar edhe fustanet e dyqanit të saj, gjersa nuk mungojnë as fotografi nga jeta prviate.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram Story një fotografi ku shihen disa qipa pokeri, gjersa në mbishkrimin e fotos ka vendosur një figurë emocionale të dashuruar, gjë që tregon dashurinë e këngëtares ndaj kësaj loje.

Zaimina Vasjari, e dashuruar pas pokerit. Foto nga Instagram Story.

Kujtojmë që javë më parë ajo publikoi disa fotografi ku shfaqej duke konsumuar alkool, gjersa këto postime të fundit bëjnë të dyshojnë për gjendjen emocionale të saj.

Lexo po ashtu Zaimina në gjendje jo të mirë pas ndarjes, ka filluar të pijë (Foto)

Të gjithë e dimë që Zaimina muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes së saj 6 vjeçare, teksa urojmë që të mos jetë kjo arsyeja që këngëtarja ka filluar të aplikojë këto ‘vese’ të këqija. /Telegrafi/

Exit mobile version