Këngëtarja Zaimina Vasjari është gjithmonë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa shifrat e ndjekësve të saj në Internet janë mjaft të mëdha.
Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, ajo ka ditur mjaft mirë që ta ruajë qendrën e vëmendjes, me anë të fotografive të ndryshme provokuese që vazhdimisht publikon.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e pranishme në xhirimet e programit “Op Labi Party” në Antalya të Turqisë, gjersa para pak ditësh është kthyer sërish në Tiranë.
Ajo ka publikuar së funhdmi një fotografi në Instagram Story ku shfaqet bashkë me miken e saj në makinë, teksa kishte veshur një triko mjaft provokuese, ndonëse jashtë bën vërtetë shumë ftohtë.
Kjo veshje është cilësuar shumë e papërshtatshme për këngëtaren, për ta veshur gjatë ngasjes në makinë. /Telegrafi/