Këngëtarja Zaimina Vasjari padyshim ka qenë kryetemë e mediave rozë kohëve të fundit.
Fillimisht ajo u përfol për shkak të ndarjes nga ish-i dashuri, e ndërsa hapsirë në media zunë edhe fotografitë e saj provokuese nga pushimet në Dubai.
Së fundmi, këngëtarja është kthyer në Kosovë për të realizuar këngën e saj më të re, në studion e këngëtarit të njohur Blero.
Tani që është single, Zaimina po e shfrytëzon mjaft mirë kohën për të dalë me shoqëri gjatë mbrëmjeve nëpër klubet e natës.
Së fundmi, ajo ka publikuar në video në Instagram Story, ku shihen disa gota alkooli të mbaruara, gjersa në mbishkrimin e fotos, këngëtarja ka shkruar “E dehur në dashuri”.
Mesa duket Zaimina ka filluar ta largojë mërzinë me alkool. /Telegrafi/