Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e përfolur muajt e fundit, kjo për arsyen se është ndarë nga ish-i dashuri i saj.
Për të kaluar pak gjendjen e rënduar psikologjike, pas ndarjes Zaimina vendosi që bashkë me shoqërinë e saj të shkojnë për disa ditë me pushime në Dubai.
Fotot provokuese me bikini që publikonte vazhdimisht në Instagram, i dhuruan asaj me mijëra ndjekës në këtë rrjet social.
Megjithatë, këngëtarja ka bërë të ditur së fundmi se i është drejtuar studios muzikore për të inçizuar këngën e re.
Për shumë kohë u aludua se ajo është tërhequr nga muzika për shkak të profesionit të saj [primar arkitekturës, por kjo foto e publikuar së fundmi në Instagram Story ka vërtetuar të kundërtën.
Përveç muzikës, ajo aktualisht posedon edhe një dyqan “Zaimina Vasjari Store” në Tiranë me veshje nga marjat më të ndryshme. /Telegrafi/