Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka qenë e pranishme së fundmi në programin festiv “Op Labi Party”, teksa ka mahntiur të gjithë me paraqitjen e saj provokuese.
Ajo kishte vendosur të vishte një fustan ngjyrë ari me shkëlqim, i cili ishte shumë i hapur në dy anët e tij përpara.
Në anën tjetër, këngëtari i ri Butrint Imeri duket të ketë kaluar çaste të këndshme pranë këngëtares, me të cilën u shoqërua shumë gjatë xhirimeve të emisionit.
Në një prej momenteve kur atmosfera ishte në maksimum, këngëtarja ka filluar të kërcejë duke bërë lëvizje provokuese, gjersa Butrini ka inçizuar vazhdimisht me telefon.
Ai i ka publikuar këto pamje në Instagram Story, teksa ka shijuar kërcimin sensual të Zaiminës. /Telegrafi/