Site icon Telegrafi

Zaharieva: Tani është koha që Maqedonia të mbyllë çështjen e emrit

Tani është koha që Maqedonia të mbyllë çështjen e emrit me Greqinë dhe të shfrytëzojë maksimumin e kryesimit të tanishëm të Bullgarisë, tha në një intervistë për TV 24 ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ajo thotë se kjo nuk është e lehtë, por kjo është mënyra dhe thekson se Traktati i marrëdhënieve të mira fqinjësore të nënshkruara në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një shembull i mirë për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaharieva thotë se sipas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, shkëmbimi tregtar është rritur dhe se investitorët e tyre janë të interesuar të investojnë në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version