Telegrafi

Zaharieva: Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë hap një faqe të re

Në një intervistë për televizionin bullgar ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva deklaroi se teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është i finalizuar dhe se nuk ka hapësirë për bisedime të reja dhe ndryshime në të.

Marrëveshjen e re shteti bullgar e konsideron si faqe të re në marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe se pas nënshkrimit duhet të vijohet me punë intenzive për implementimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratë thuhet se marrëveshja e re bazohet në deklaratën e vitit 1999, ndërsa dallimi kryesor do të jetë në vendosjen e mekanizmit për kontrollim të implmentimit të saj dhe se kjo marrëveshje do të nënshkruhet në gjuhën maqedone dhe atë bullgare sipas kushtetutave të vendeve përkatëse./Telegrafi/