Wilfried Zaha i ka entuziazmuar tifozët e Manchester Unitedit duke nxitur thashetheme për mundësinë e kthimit në Old Trafford, pasi e ka publikuar një video teksa stërvitej me fanellën e Djajve të Kuq.
Sulmuesi i Crystal Palace, i cili po kërkohet nga disa klube, e ka treguar teknikën e tij, teksa i provonte gjuajtjet e lira në kopsht.
Por, ajo ka tërhequr vëmendjen nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, është se 26-vjeçari e ka të veshur fanellën e Unitedit, gjegjësisht atë me numrin 3 të Eric Baillyt.
Zaha ka qëndruar për dy sezone në Old Trafford (2013-2015), mirëpo ka luajtur vetëm në tri ndeshje për Djajtë e Kuq, para se të kthehej te Palace.
Me gjestin e tij, ai besohet se e ka mbështetur mikun e tij, Baillyn, i cili pritet të mungojë rreth gjashtë muaj, porse tifozët shpresojnë që të kthehet te Unitedi. /Telegrafi/
Some things just don’t change ❤️ pic.twitter.com/J4PGMmWAnX
— Wilfried Zaha (@wilfriedzaha) August 4, 2019