Telegrafi

Zaha kërkon transferimin te Chelsea

Wilfried Zaha (Foto: Getty Images/Guliver)

Wilfried Zaha ka bërë publike dëshirën e tij për tu bashkuar me gjigantin londinez, Chelsena.

Reprezentuesi 25-vjeçar i Bregut të Fildishtë 25-vjeçar ka refuzuar një ofertë të re të kontratës nga Shqiponjat.

Kjo pasi Zaha ua ka thënë shokëve të skuadrës që ai synon të largohet në këtë afat kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Liverpooli rivalizon Chelsean dhe Man Cityn për Zahan  

Sipas mediumit anglez The Mirror, Wilfried Zaha dëshiron të largohet nga klubi për t’u bashkuar me Chelsean.

Zaha duke i shënuar Chelseat në sezonin e kaluar (Getty Images)

Nga shumë skuadra të interesuara, Blutë nga Stamford Bridge thuhet se janë destinacioni i preferuar i sulmuesit këmbëshpejtë.

Ai thuhet se është i përgatitur të paraqesë një kërkesë zyrtare transferimi nëse ka nevojë.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që e arritën shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier këtë sezon

Çmimi i yllit të Crystal Palace mendohet të rreth 40 milionë euro.

Për Zahan interesim më parë ka shprehur edhe Liverpooli dhe Man City. /Telegrafi/