Telegrafi

Zaha afër kalimit te Chelsea – Crystal Palace e do një lojtar të bluve

Chelsea thuhet se është shumë afër që ta transferojë Wilfried Zahan nga Crystal Palace.

‘The Eagles’ janë të gatshëm ta shesin anësori nga Bregu i Fildishtë, mirëpo kërkojnë 90 milionë euro për kartonin e tij.

Chelsea nuk është e gatshme që të paguajë këtë shumë, por po mendon që të ofrojë një lojtarë si pjesë të marrëveshjes.

Wilfried Zaha (Getty Images)

Sipas Daily Star, Crystal Palace po kërkon Michy Batshuayin ose Olivier Giroudin dhe një shumë të parave, për ta lënë Zahan të kalojë në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Sancho, Zaha dhe Chilwell në radarin e Chelseat

Chelsea është e gatshme të heq dorë nga sulmuesi francez, por jo edhe nga belgu, që mund të mbetet sulmuesi i dytë në skuadër.

Tammy Abraham është i pakonkurrencë në pozitën e sulmuesit qendror, andaj me shumë gjasë Giroud do të shkëmbehet me Zahan. /Telegrafi/