Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është sot qyteti më i ndotur në rajon, duke u renditur i dhjeti në botë në listën e faqes zvicerane IQAir.
Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin kroat është 153.
Vendi i dytë në rajon, dhe i 15-ti në botë, është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi me një indeks të cilësisë së ajrit 139.
Beogradi renditet i 71-ti në listë, Prishtina e 80-ta, ndërsa Sarajeva e 92-ta.
IQAir zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matëse në të gjithë botën dhe shfaq harta të cilësisë së ajrit në të gjithë botën./Telegrafi/