Site icon Telegrafi

Zagadou shihet si zëvendësues i Mustafit te Arsenali

Arsenal po shikon mundësinë që të transferojë mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Dan-Axel Zagadou.

Mbrojtësi i qendrës ka impresionuar me paraqitjet këtë sezon, duke përfaqësuar edhe Francën në Kupën e Botës nën 20 vjet.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka dhënë përparësi mbrojtjes teksa po kërkon edhe mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kelan Tiernien.

Shkodran Mustafi

Zagadou la gjigantët francez të Paris Saint-Germain si lojtar i lirë në vitin 2017 dhe kaloi te ekipi i Bundesligës.

Lojtari shihet edhe si zëvendësues i Shkodran Mustafit, i cili nuk shihet më pjesë e skuadrës londineze dhe pritet të largohet gjatë këtyre muajve.

Ndryshe, futbollisti ka kontratë valide edhe për tre vjet me milionerët dhe besohet se kushton rreth 49 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version