Propaganda politike dhe fjalori nacionalist i fushatës parazgjedhore në Maqedoni ka vazhduar edhe sot. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev kishte paralajmëruar dygjuhësi në Maqedoni dhe për këtë tani ai sulmohet nga aktivistë të OBRM-PDUKM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për këtë, në Strumicë sot janë shpalosur disa pankarta kundër dygjuhësisë që mbanin mbishkrimet
”Urime dita e flamurit. Mirësevjen dygjuhësia”, ”Ju uron Zoran Zaev” shkruhej mes tjerash.
Kujtojmë, se parulla të njejta kundër Zoran Zaev ka pasur edhe më herët./Telegrafi/