Site icon Telegrafi

Zaevi u drejtohet afaristëve: Rroga më të mëdha për punëtorët, do tu kthehet shumëfish më tepër

Mbështetje për zhvillim rajonal të barabartë, rregullim infrastrukturor të zonës ekonomike në Vizbeg, zbatim joseleksionues të ligjeve, qasje më të lehtë tek financat, regjistrimin e popullsisë, transparencë dhe llogaridhënie, janë kërkesat kyçe që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ia tha sot kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e përbashkët dhe ekipit qeveritar ekonomik, Oda kërkoi edhe formimin e komisionit të veçantë për zonat e vërshuara në Hasanbeg.

Zaev, theksoi se 80% e kërkesave të OEMVP-së janë në programin ekonomik qeveritar, por bën thirrje që pronarët të vazhdojnë me dhënien e kritikave, sugjerimeve dhe propozimeve pasi që vetëm kështu, Qeveria do të punojë në dobi të biznesit, qytetarëve dhe shtetit.

Ai më tej ka shtuar se, tani, të gjitha veprimtaritë do të ndahen në pjesë që në secilën prej tyre të gjendet nga ndonjë kompani vendore. Qëllimi, sipas tij, është që, numri më i madh i kompanive vendore duhet të kyçen dhe një pjesë të investimeve, përfitimit të ruhet në vend dhe jo të shpërndahet jashtë.

Zaev kërkoi nga ekonomistët t’u japin edhe rroga më të mëdha punëtorëve të cilët, ndërkaq, do tu kthehet shumëfish më tepër, njofton AIM.

Për OEMVP, një nga problemet më të mëdha për momentin është zona Vizbeg.

Menderes Kuçi tha se shërbimet duhet të mbajnë evidencë të qartë se cili obligues tatimor është në parapagesë, ndërkaq kush ka borxh. /Telegrafi/

Exit mobile version