Telegrafi

Zaevi takoi Federica Mogherini-në, përfaqëson Maqedoninë në takimin BE – Ballkani Perëndimor

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tashmë ka realizuar takimin e parë në Bruksel me shefen për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ora 20:30 do të fillojë takimi i shumëpritur i Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, që konsiderohet si tentim i rikthimit më të theksuar të vëmendjes së BE-së në këtë pjesë të kontinentit të Evropës.

Zaevi është ftuar si ”i përcaktuar për kryeministër” i Maqedonisë. Temë bisede do të jetë e ardhmja dhe puna e përbashkët e këtyre vendeve./Telegrafi/