Site icon Telegrafi

Zaevi – Rekës: Qeverinë e re të Maqedonisë do ta formojë LSDM-ja

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka pritur pasdite në takim ambasadorin shqiptar në Shkup, Fatos Reka, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaevi ka deklaruar se pret që pas 29 janarit, Gruevski ta kthejë mandatin për formimin e qeverisë dhe se LSDM-ja është partia e cila do të formojë qeverinë e re të Maqedonisë.

Ambasadori Reka është informuar edhe për takimet e LSDM-së me partitë shqiptare dhe pritshmëritë nga këto takime./Telegrafi/

Exit mobile version