Ambasada Italiane në Shkup bën të ditur se Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, e ka përshëndetur Kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gentiloni e ka ftuar e ka ftuar Kryeministrin Zaev që të merr pjesë në Samitin e Tërstit, që do të mbahet në kuadër të Procesit të Ballkanit Perëndimor.
Përgëzime ka dërguar edhe ministri i Punve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano, e ka përshëndetur homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, duke shprehur mbështetjen për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/