Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nesër do të udhëtojë në Bruksel ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe eurokomesarin për zgjerim, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaevi në Bruksel do të shoqërohet nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, njoftoi se Mogherini dhe Hahn në takim me Zaevin do të përsërisin mbështetjen e tyre për qeverinë e re, si dhe për opozitën.
Në takim priet të bisedonet edhe për ardhjen e ekspertit për qeverisje të së drejtës në Komisionin Evropian, Reinhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të KE-së pritet të ndihmojë qeverinë e re për zbatimin e reformave.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Maqedonisë, prej kur mori detyrën më 1 qershor./Telegrafi/