Telegrafi

Zaevi në Sarajevë shpallet “Personaliteti evropian i vitit”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në manifestimin e dedikuar për biznes në Evropën juglindore dhe të mesme në Sarajevë, mori çmimin “Personaliteti evropian i vitit” dhe “Bartës i ndryshimeve pozitive në rajon”, për angazhim në çështjet politike, biznes dhe ekonomi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga qeveria, Zaevi ka marrë pjesë në mbledhje tradicionale për biznes, që është mbajtur për të 36-tën herë në Sarajevë, nën organizimin e Agjencisë së Pavarur Evropiane.

Zoran Zavi vitin e kaluar u nderua me çmimin si kryetar komune më i mirë në Evropën juglindore për vitin 2016./Telegrafi/