Site icon Telegrafi

Zaevi: Marrja e nënshtetësisë vetëm me tre dëshmitarë është e papranueshme

Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se kërkesa e opozitës shqiptare, që me tre dëshmitarë të jepet nënshtetësia, është e papranueshme.

Megjithatë, Zaev bëri thirrje që të hapet debat dhe të gjendet zgjidhje më përmbajtësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua të gjendet zgjidhje. Ja dërgoj mesazh që këtë çështje ta zgjidhim bashkërisht. Falënderoj opozitën për iniciativën që të zgjidhjet kjo çështje. Por le të vlerësojë opinioni. Është e arsyeshme të mos pranojmë dëshmitarë. Duhet të ketë dëshmi. Ndërsa dëshmitë mund t’i gjejmë, si dëftesa, dokument se prindëri ka lindur këtu dhe të tjerë”, tha Zaev.

Sipas tij, ai që vendos për ta dhënë nënshtetësinë, nuk mund të bazohet vetëm në deklarata të dëshmitarëve./Telegrafi/

Exit mobile version