Site icon Telegrafi

Zaev-Zvizdiq-Xhaferoviq: Të intensifikohet bashkëpunimi Maqedoni-Bosnjë e Hercegovinë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, është takuar me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, njofton Telegravi Maqedoni.

Zaev dhe Zvizdiq konstatuian se kjo vizitë e delegacionit qeveritar maqedonas në Bosnjë e Hercegovinë, paraqet fillimin e një bashkëpunimi të paralajmëruar intensiv ndërmjet dy shteteve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se ndërmjet të dy vendeve nuk ka çështje të ndjeshme për t’u zgjidhur dhe se marrëdhëniet e vendeve kanë rrugën e hapur për një të ardhme të mirë përmes shprehjes së vullnetit politik për përforcimin e bashkëpunimit.

Zaev është takuar edhe me kryesuesin e Dhomës së përfaqësuesve të BeH-së, Shefik Xhaferoviq, të cilët janë shprehur për një inesifikim të bashkëpunimit parlamentar dhe rajonal, që është i nevojshëm për integrime europiane të të dy shteteve./Telegrafi/

Exit mobile version