Kryetari i LSDM-së deklaroi se zgjedhjet po vazhdojnë dhe se nuk ka arsye për anulim.
“Protokollet janë pranuar nga KSHZ, janë miratuar nga OSBE/ODIHR. Janë bërë të përkryer dhe qytetarët nuk duhet të frikësohen as për fushatë, e posaçërisht në ditën e votimi”, tha Zaev.
Ai ju bëri apel qytetarëve të dalin për votime për shkak se në këtë mënyrë marrin legjitimitet nga institucionet.
“Nëse mund të kalojmë një apo 1 apo dy dorë në treg, në shitore, në barnatore, në restorant, kafene, mund që edhe tre minuta të shkojmë për votime, dhe ta përmbushin obligimin tonë qytetar me gjithë protokollet’, tha Zaev./Telegrafi/