Kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp, tha se “nëse në Kuvend nuk miratohen ligjet kryesore që janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, atëherë zgjedhjet mund edhe të anulohen”.
“Njëqind herë e kamë thënë deri tani se zgjedhjet nuk duhet të anulohen, por e kam për obligim politik e qytetar të mos lejojmë asgjë të pengojë realizimin e asaj që do të thotë interes i qytetarëve”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai i bëri thirrje shumicës kuvendare që të votojnë ligjet kryesore.
Zaev thotë se çdo ditë po ndjek ngjarjet në Kuvend dhe se përgjegjësi kanë të gjithë edhe deputetët dehe Qeveria por edhe komunat./Telegrafi/