Kryetari i LSDM-së, zoran Zaev në Strumicë deklaroi se “është e nevojshme të gjendet zgjidhje për zgjedhjet në mënyrë që të mbahen para stinës së verës”
“Zgjedhjet janë zgjidhje, dhe jo problem. Zbatimi i zgjedhjeve kërkon kujdes dhe përgjegjësi nga secili prej nesh”, tha Zaev duke shtuar se zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm demokratike për ta kthyer legjitimitetin e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, zgjedhjet nevojite për të siguruar institucione funksionale që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe që do të sigurojnë rifillimin e ekonomisë.
“Për këtë shkak zgjedhjet duhet të mbahen në mundësinë e parë të mundshme, sipas mundësive ligjore dhe sipas gjendjes me epideminë”, tha Zaev.
Kreu i LSDM-së tha se Maqedonia e Veriut duhet të jetë e gatshme dhe me kapacitete qind për qindëshe ta presë muajin shtator kur pritet vala e dytë e virusit./Telegrafi/