Site icon Telegrafi

Zaev: Zgjedhje duhet të kemi sa më shpejt që është e mundur

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në rrjetin social ‘Facebook’, shkroi se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

“Zgjedhjet duhet të ketë sa më shpejt që është e mundshme. Nevojiten institucione të plota e funksionale për mbrojtje të shëndetit publik”, shkruan Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bëri thirrje të gjitha partive politike dhe akterëve politike që vendosin interesin shtetëror dhe të qytetarëve në radhë të parë.

Ndryshe, këtë qëndrim e kundërshtojnë nga partia më e madhe opozitare maqedonase. Ata duan që zgjedhjet të mbahen vetëm pasi të përmbushen katër kushtet e tyre që i kanë dhënë në takimin me Pendarovskin./Telegrafi/

Exit mobile version