Site icon Telegrafi

Zaev-Vuçiq: Para Maqedonisë dhe Serbisë mundësi të jashtëzakonshme për nisma të reja

Miqësia e mirë tradicionale dhe bashkëpunimi mes të dy vendeve, si potencial i jashtëzakonshëm për thellim të këtyre relacioneve, para të cilave paraprijnë mundësi të shkëlqyera për më shumë nisma të reja në më shumë sfera, me respekt të ndërsjellë lidhur me interesat personale strategjike, konstatuan kryeministri e Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin e sotëm në Beograd.

Në takim morën pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme Viktor Dimovski.

Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se të dy shtetet ndajnë shumë interesa të përbashkëta siç janë integrimet evropiane për të cilat është biseduar të vazhdojnë projektet e përbashkëta në këtë plan.

Me interes të posaçëm, siç kumtuan Zaev dhe Vuçiq, është bashkëpunimi në sferën e çështjeve të sigurisë, mirëqenia ekonomike dhe sociale e qytetarëve të të dy vendeve, si dhe nismat rajonale për të cilat edhe nga Republika e Maqedonisë edhe nga Republika e Serbisë ka interes jashtëzakonisht të madh.

Janë hapur shumë projekte për bashkëpunim gjatë këtij takimi për të cilat do të vijojnë përgatitje konkrete dhe dinamikë e cila do të konfirmohet në seancën e përbashkët qeveritare të paralajmëruar e cila do të mbahet së shpejti.

Janë konfirmuara idetë për bashkëpunim në planin e digjitalizimit, start-ap nismave dhe teknologjitë inovative dhe për pjesëmarrje të përbashkët të sipërmarrësve prej të dy anëve në tregjet e treta.

Në takim është dakorduar që Maqedonia dhe Serbia t’i riafirmojnë idetë për bashkëpunim në shënimin e ngjarjeve të rëndësishme, datave dhe vendeve kulturore-historike në interes të të dy vendeve, si dhe bashkëpunim konkret në planin kulturor në nivel të qendrave kulturore-informative në të dy kryeqytetet.

Kryeministri Zaev paraprakisht në suaza të vizitës së parë të tij zyrtare në Serbi u takua edhe me kryeministren serbe Ana Brnabiq.

Exit mobile version