Site icon Telegrafi

Zaev: Më vjen keq për ndarjet në diasporën maqedonase për çështjen referendumit

Kryeministri Zoran Zaev dje pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë pikëpamjet e tij për diasporën maqedonase në Amerikën Veriore, rreth referendumit më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen keq që ndarja në diasporë është më e ndarë se në Maqedoni në lidhje me çështjen e referendumit. në Maqedoni shumica janë “për”, por besoj se edhe një pjesë e madhe e opozitës do të jenë “për” dhe referendumi do të ketë sukses”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se nuk ka Maqedoni tjetër përveç tonës.

“Ndajë shqetësimin me diasporën tonë se shtesa “veriore” në emër nuk pranohet lehtë. Por nuk ka Maqedoni tjetër përveç tonës. Pjesa tjetër nga Greqia është Greqi, pjesa perëndimore Bullgarisë është Bullgari. Kjo është vetëm Maqedonia jonë dhe nuk ka tjetër në botë”, tha Zaev. /Telegrafi/

 

Exit mobile version