Në raportin e Pribe është cituar që tu iket komenteve, por do them se populli jonë pret dridhje të gjyqtarëve, politikanëve, institucioneve. Duhet të kemi kujdes me vetingun, ja për shembull në Shqipëri, nuk mund të plotësohen vendet e lira. Kjo duhet të bëhet me kujdes të madhe, tha kryeministri Zoran Zaev.
“Ne presim që në kapitujt e ardhshëm të kemi një ndryshim në shoqërinë tonë. Duhet të ketë hapje për ne, familjet tona. Kam pasur premtim politik për rizgjedhje në gjyqësor. Argumentet ishin se ne nuk kemi rezerva të mjaftueshëm për anulimin eventual. Nëse ndodh që qindra prej tyre të mos kalojnë vetingun, nuk mund ta bëjmë atë. Unë besoj se kemi një staf cilësor me mbi pesë vjet përvojë, avokatë, profesorë të universiteteve. Unë jam i kënaqur që ka sinjale edhe nga opozita”, tha ai.
Në pyetjen për deklaratën e djeshme të prokurores Ruskovska se do të kërkojë hetim financiar për gjykatësit e Apelit e cila e liroi ish-prokuroren Katica Janeva në arrest shtëpiak, Zaev tha se nuk do të komentojë vendimin e prokurores./Telegrafi/