Kryeministri Zoran Zaev gjatë diskutimit në forumin për shoqëri qytetare në procesin e Berlinit me temë:”Ura apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor”, tha se dhe Ballkani Perëndimor, por edhe shumë rajone tjera në botë njihen për vendosjen e mureve.
“Edhe Ballkani Perëndimor, por edhe shumë vende tjera në botë janë të njohura për muret. Rrallë herë është që të ndërtohen ura. Unë besoj se politika moderne, këtu, Ballkanin Perëndimor, Evropën bashkëkohore, bëhet më e vetëdijshme për nevojën e shërbimit të qytetarëve, për të ndërtuar ura, sepse ura hap perspektiva. Vetëm nëpërmjet urave mund të shohim se çfarë ka në anën tjetër dhe të hapim mundësi të pafundme për qytetarët tanë. Organizatat qytetare janë vëzhguesit e zgjuar dhe korrektorët e situatës në çdo vend, ashtu edhe në Evropë. Unë besoj se ne, politikanët, mund të mësojmë shumë prej tyre, ne mund të bëjmë më shumë për të korrigjuar dhe ne kemi shumë se çka të ndjekim nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat të paktën në Maqedoni vlejnë për organizatat serioze me ekspertizë të lartë, në atë që do të thotë dimensionimin e qytetarëve të ardhshëm dhe të shoqërisë”, theksoi kryeministri Zaev.
Ai shtoi se Republika e Maqedonisë ka ndërtuar shumë ura kyçe gjatë periudhës njëvjeçare dhe se politikanët janë ato të cilët në emrin e qytetarëve vendosin për vendin.
Gjatë diskutimit ai gjithashtu tha se Maqedonia edhe brenda vendit ndërton ura çdo ditë, si pjesë e konceptit të “një shoqërie”./Telegrafi/