Telegrafi

Zaev: Vendosmëria euroatlantike e Maqedonisë, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë me Rusinë

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoni, Oleg Shcherbak. Në takim është konstatuar se përpjekja dhe vendosmëria euroatlantike e Maqedonisë, nuk janë dhe nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Rusisë.

Siç njoftojnë nga shërbimet qeveritare, bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se politikat e hapura të Zaevit dhe qeverisë së re krijojnë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Maqedonisë në shumë fusha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkëpunimi mes shteteve miqësore është i mirë dhe në të ardhmen do të zhvillohet në nivel të tillë”, është qëndrimi i përbashkët i Zaevit dhe Shcherbak, thonë nga qeveria./Telegrafi/