Në konferencën e sotme për shtyp të qeverisë me rastin e 100 ditëshin e qeverisë, Kryeministri Zoran Zaev tha se përkundër situatës me Covid-19, ofruam zgjedhje në atmosferë të mirë dhe se vendimi për mbajtjen e tyre ishte “i saktë dhe i vetmi i mundshëm”.
“Në këto 100 ditë ne ishim këtu për qytetarët. Edhe pse për shkak të Covid, ne siguruam zgjedhje në një atmosferë të ndershme. Ky vendim ishte i drejtë dhe i vetmi i mundshëm. Me këtë kemi kompletuar sistemin e institucioneve të shëndetshme. Sfida e parë ishte trajtimi i Covid-19. Përmes mekanizmit Covax ne siguruam vaksinat. Ne gjithashtu blem teste të shpejta, si dhe i plotësuam kapacitetet spitalore.
Është përgatitur edhe grupi i katërt i masave ekonomike. Fokusi kryesor i ribalancit të buxhetit është investimi në kapital njerëzor. 470 milion euro është vlera e paketës së katërt të masave ekonomike. Më lejoni të theksoj gjithashtu se siguruam pagat për tremujorin e fundit. 283.000 qytetarëve iu është shpërndarë mjete prej 6.000 denarëve”, tha Zaev./Telegrafi/