Site icon Telegrafi

Zaev vazhdon të pohojë se Milevski ka pasur të drejtë për të dalë nga burgu

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve e ka njoftuar se Zoran Milevski ka pasur dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë shkak ka marrë 30 ditë për mjekim.

“Të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit dhe të gjithëve na vijnë obligime të barabarta. Nuk i di detajet. Me thoni se duhet shtatë ditë, unë e di se se ka dokumentacion mjekësor dhe jam njoftuar nga drejtori i DZS-së”, tha Zaev.

Ai shtoi se bëhet publike nëse ka ndonjë lëshim dhe se çdo i burgosur pas një kohe të caktuar u takon e drejta që të jenë në fundjavë jashtë, ndonjë pushim të caktuar.

Sipas tij, në rastin e Milevskit askush nuk ka pasur për qëllim të bëj mbrojtje./Telegrafi/

 

Exit mobile version