Site icon Telegrafi

Zaev: Vazhdoj të punoj që edhe deputetë tjerë ta mbështesin qeverinë

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar votëbesimin që u bë dje në Kuvend. Ai tha se është krenar për këtë, dhe falënderoi deputetë që i dhanë besimin.

“Jam krenar që mora besimin. Unë jam i lumtur dhe jam falënderues për përkrahjen e shumicës, sepse kjo tregon se ne mund të vazhdojmë para”, tha Zaev.

I pyetur nëse kjo Qeveri do të ketë mandat katër vjeçar, Zaev tha se po punon që edhe deputetë tjerë ta mbështesin qeverinë e tij.

“Shumica është shumë mirë të jetë më e madhe, por kështu na mbanë zgjuar. Do të qëndrojë 4 vjet. Unë po vazhdoj të punoj që të bind deputetë tjerë që të na bashkëngjiten”, tha Zaev.

Si argument për rritjen e shumicës, ai e ka marrë mandatin e kaluar. Zaev tha “se edhe në mandatin e kaluar kemi filluar me 62 deputetë, por e përfunduam me 67”./Telegrafi/

Exit mobile version