Kryeministri Zoran Zaev, komesarit të ri për politikë të Jashtme, Oliver Varhelyui i tha se Maqedonia e Veriut do të jep argumente shtresë në Komisionin Evropian dhe te të gjithë vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që të përmirësohet gabimi që ndodhi në Samitin e Këshillit Evropian në tetor.
Zaev, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, falënderoi Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme dhe eurokomesarin Varhelyui, njofton Telegrafi Maqedoni. Zaev uroi për atë për pozitën e tij të re duke thënë se Varhelyui është mik i sinqertë i vendit tonë dhe i zgjerimit të BE-së.
Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut, në procesin e aderimit i përmbushi të gjitha kushtet në zbatimin e reformave të brendshme, edhe marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, që e bëri Maqedoninë shembull në rajon, si dhe shtet pas konteste të hapura me fqinjët.
Gjithashtu u tha se suksesi i Maqedonisë është edhe sukses i Bashkimit Evropian dhe vendi do të vazhdojë më fokus më të madh në zbatimin e reformave dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Varhelyui tha se Komisioni Evropian fuqishëm përkrah nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe se vendet anëtare të BE-së po i përafrojnë qëndrimet rreth ndryshimeve eventuale në metodologjinë dhe procesin e zgjerimit me çka do të mundësohet vendim i shpejtë pozitiv për Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se do paralajmërimet e Maqedonisë së Veriut se do të përkushtohet në reforma janë të rëndësishme. Ai paralajmëroi vizitën e tij në Maqedoni./Telegrafi/