Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev uroi kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili sot në tentim të dytë arriti të formojë shumicë për t’u krijuar qeveria spanjolle.
“Përgëzime për marrjen e shumicës për formimin e qeverisë. Spanja vazhdon në mënyrë progresive, me çka do të mundësojë stabilitet dhe zhvillim në Evropë”, shkruan Zaev në ‘Twitter’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai poashtu shkruan se pret ratifikim të protokollit të Maqedonisë dhe se e gëzon fakti që vendi do të jetë anëtar i 30-të i NATO-s.
Ndryshe, Spanja është shteti i fundit që duhet të ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/
Честитки @sanchezcastejon за добиеното мнозинство за формирање Влада. Шпанија продолжува прогресивно, што ќе овозможи стабилност и правичен развој на Европа.
Очекуваме навремена ратификација на нашиот НАТО протокол и се радуваме што наскоро ќе бидеме 30 сојузник во НАТО. 🇲🇰🇪🇸
— Зоран Заев (@Zoran_Zaev) January 7, 2020