Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Bruksel realizuan takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim, u përshëndetën politikat inkluzive të kryeministrit Zaev dhe përpjekjet e Qeverisë, nëpërmjet proceseve unifikuese, që të sillen ndryshimet kushtetuese, me qëllim realizimin e marrëveshjes së Prespës, si dhe reformat e nevojshme që dalin nga Plani 18.
“Procesi i anëtarësimit në NATO është fokusi ynë në vitin 2019. Gjithashtu me intensitet punojmë në reformat kyçe prioritare, të cilat dolën si porosi nga Këshilli i Evropës në qershor të vitit 2018, si kusht për fillim efektiv të bisedimeve për anëtarësim në BE, në qershor të vitit 2019. E dimë se implementimi i reformave është i rëndësishëm në proces dhe bëjmë gjithçka që ta sigurojmë, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës”, tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev, ju falënderua kryetarit të Këshillit Evropian, Tusk, për mbështetjen miqësore principiele për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë./Telegrafi/