Site icon Telegrafi

Zaev-Toman: Do të vazhdojë përkrahja e Çekisë në më shumë sfera

Republika Çekisë e përkrah Maqedoninë në shumë sfera, e veçanërisht në drejtim të kontrollit të kufirit të vendit, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin çek, Miroslav Toman.

“Ky bashkëpunim vazhdon edhe më tej dhe përhapet në nisma të përbashkëta për stërvitje të strukturave të sigurisë, siç është policia kufitare dhe ARM-ja”, tha Zaev në këtë takim.

Zaev e ka informuar ambasadorin e Çekisë për përpjekjet e vendit për të intensifikuar dhe për t’ju dhënë dinamikë të re proceseve euro-atlantike dhe theksoi se Maqedonia shpreson që Çekia të vazhdojë me inkurajimin e zgjerimit të BE-së, në veçanti sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Toman theksoi se vendi i tij ndjek me interesim të veçantë këtë proces dhe i përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë për lëvizje pozitive të këtij procesi dhe në interes të qytetarëve të këtij shteti.

Toman shtoi se kompanitë nga Çekia do të njohin zhvillimin e mirë të ngjarjeve dhe mundësive të volitshme që i kanë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version